Site icon Telegrafi

Lindi pa njërën dorë, britaniku 29-vjeç pajiset me dorën bionike që do t’i ndihmojë të kryej nevojat e tij elementare

Një djalë nga Britania e Madhe është pajisur me “dorën protetike” të inspiruar nga karakteri i video-lojës klasike “Metal Gear Solid”.

29-vjeçari Daniel Melville nga Readingu, që ka lindur pa dorën e djathtë, është “marrësi” i parë i dorës “Metal Gear Solid”, që është e lyer me të kuqe dhe të zezë, transmeton Telegrafi.

Dora “hero” konsiderohet si një nga shpikjet më të avancuara – bëhet fjalë për dorën bionike që kushton 10 mijë funte.

Dora e “heroit” është e lehtë, e përshtatshme dhe vendoset sikur të ishte dorezë, ka aftësinë të mbajë një telefon mobil, stilolapsin dhe të shtyjë kositësen e barit.

Gjithashtu mund të lëviz gishtërinjtë dhe me to të kap vezën pa e thyer fare. Dora e “heroit” tashmë është përdorur në shumë filma si është Ironman dhe BB8 nga Star Wars. /Telegrafi/

Exit mobile version