Telegrafi

Lindi Islami i propozon, Venera Lumani: Po të kam thënë para 27 vjetëve

Romanca e tyre filloi gjatë paraqitjes në talent shoun muzikor “The Voice of Albania”.

Venera Lumani në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe rreth dashurisë me këngëtarin Lind Islamin.

Por, dyshja duket se dashurinë e tyre e kanë përforcuar edhe më tepër duke u fejuar dhe janë duke shkuar drejt kurorëzimit.

Ishte Lindi që i ka dhuruar unazën e fejesës të dashurës teksa këtë moment e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu "Të betuar" në dashuri, por ende jo në altar, Venera dhe Lindi: Muzika dashuria më e madhe që na lidh

Por ajo që të bën më tepër përshtypje është përgjigja e kësaj të fundit për propozimin nga ana e ‘dashurisë së jetës’.

“Po-në time e ka marrë 27 vite më parë”, shkruan këngëtarja në prej komenteve.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/