Victor Lindelof është deklaruar pas fitores 3-0 të Suedisë si mysafir i Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Përfaqësuesja jonë pësoi tre gola në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa lëshuan edhe disa shanse shënimi.
Lindelof, që është kapiten i suedezëve ka lavdëruar Kosovën për lojën e zhvilluar, duke thënë se është një ekip i ri dhe luan futboll të bukur.
“Ne bëmë gjithçka për të fituar, shënuam tre gola dhe morëm tre pikë mjaftë të rëndësishme”, ka thënë Lindelof pas ndeshjes për Super Sport Kosova.
“Jam në dijeni që ky ekip është krijuar vonë dhe të krijon një lojë të tillë është diçka e mirë”.
“Unë njoh disa nga lojtarët e Kosovë dhe është e mahnitshme se si ata kanë arritur të koordinojnë lojën së bashku, është një ekip që luan lojë të mirë”, ka shtuar më tej kapiteni i Suedisë. /Telegrafi/