Telegrafi

Lindelof është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të Unitedit (Foto)

Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Victor Lindelof nga Benfica për 31 milionë funte (35 milionë euro) që me bonuse do të arrijë shumën deri në 40 milionë funte.

Futbollisti suedez ka udhëtuar të mërkurën në Mançester për të diskutuar rreth kushteve personale dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Lexo po ashtu Zyrtare: Djajtë e Kuq transferojnë Lindelofin (Foto)

22-vjeçari është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë i Djajve të Kuq duke kaluar shifrën që United e pagoi kur e transferoi Rio Ferdinandin.

Në vitin 2002, Unitedi kishte paguar në total 39.1 milionë funte kur e bleu ish-mbrojtësit e vet nga Leeds United.

“Jam i entuziazmuar. Jam kënaqur te Benfica dhe kam mësuar shumë atje”.

“Mirëpo, mezi pres të luaj në Ligën Premier në Old Trafford dhe për Jose Mourinhon”, ka thënë Lindelof. /Telegrafi/