Site icon Telegrafi

Linde: Falënderojmë Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që i jep Suedisë për anëtarësim në NATO

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, sot në Shkup shprehu mirënjohjen e saj ndaj Maqedonisë së Veriut për mbështetjen që i jep Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Kjo mbështetje nga të 28 vendet, përfshirë Maqedoninë e Veriut, është veçanërisht e rëndësishme. Pa hezitim, ju u pozicionuat kundër Rusisë dhe u respektuat plotësisht me vendimet dhe politikën e sigurisë së jashtme të BE-së”, theksoi Linde.

Duke përshëndetur fillimin e fundit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, Linde tha se nuk është mirë për BE-në që nuk i ka nisur negociatat më herët, por është mirë që më në fund ka ndodhur një gjë e tillë.

“Suedia do të kryesojë BE-në nga janari i vitit 2023 dhe qeveria dhe opozita janë të përkushtuara fuqishëm që të mbështesin Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e plotë në BE”, tha Linde./Telegrafi/

Exit mobile version