Site icon Telegrafi

Linda tregon se Domeniku i kishte shkruar privatisht para disa muajsh: Jashtë do të thonë ‘Hajt se është mësuar kjo me këta’

Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova është futur një banor i ri.

Ai është këngëtari afrikano-zviceran Domenik, i cili është i famshëm nga rrjetet sociale për mënyrën se si flet dhe këndon në gjuhën shqipe.

Me të hyrë në shtëpi, banorët e tjerë kanë filluar që menjëherë të komentojnë rreth tij.

Lexo po ashtu Banori afrikan Domenik iu tregon banorëve në BBVK se si e mësoi gjuhën shqipe

Këngëtarja e njohur Linda Halimi, u ka treguar Santianës, Ganiut dhe Besit gjatë një bisede në oborr, se muaj më parë Domenik i kishte shkruar mesazh në Instagram (DM).

“Ky djali që hyri mbrëmë më ka shkruar në Instagram para disa muajsh”, ka thënë këngëtarja nga Vitia.

Lexo po ashtu Vesa rrëfen mes lotësh para banorëve: Mërgimi më tradhtoi me shoqen e ngushtë dy muaj para martesës, ia dhuroi sendet e mia asaj

“E kuptoj diversitetin, e respektoj, por do ta mbaj larg sepse menjëherë ua më presin të reagojnë. Mua menjëherë do të më shikojnë se a do të bëhem shok me të. Mua vjen keq tani të bëjë edhe lojërat flirtuese siç kam bërë gjithmonë sepse mezi presin të krijojnë skena, mezi presin jashtë. Do thonë ‘shikoni si i kërcen para fytyrës’, ‘hajt se është mësuar kjo’. Kështu që do ta shmang këtë”, ka thënë Linda.

E njëjta përndryshe të premten pati një debat të ashpër me Blerandon, pasi ky i fundit kishte përdor gjuhë banale duke ofenduar sukseset në karrierën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version