Telegrafi

Linda sjell një imazh me të brendshme nga prapaskenat e klipit të fundit (Foto)

Javë më parë, Linda Halimi solli videon muzikore të këngës “Rock Whine”, që është xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja shqiptare që po kërkon të ndërtojë famë ndërkombëtare, vjen shumë atraktive në atë klip, në të cilin shfaqet në skena vetëm me të brendshme dhe bikini.

Lexo po ashtu Lindita Halimi publikon këngën e re në gjuhën angleze (Video)

Ndërkaq, të shtunën ka sjellë një fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, në të cilën ka pozuar me të brendshme teksa dhuron një puthje për ndjekësit e saj.

Ndryshe, në realizmin e këngës së re, Lindita ka bashkëpunuar me producentë ndërkombëtarë dhe natyrisht se synimi i saj është tregu botëror.

Kujtojmë që, këtë vit ajo e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, mirëpo nuk arriti të kualifikohej në finale. /Telegrafi/