Telegrafi

Linda sjell ndjesinë e verës, mahnit me bikini

(Foto: Instagram/linditaworld)

Linda Halimi asnjëherë nuk heziton të vë në pah fizikun e saj të tonifikuar që e ka ndërtuar falë angazhimit të rregullt.

Këngëtarja nga Kosova, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numëron mbi 431 mijë ndjekës në Instagram, ku kohë pas kohe shpërndan imazhe të ndryshme.

Dhe derisa temperaturat te ne kanë rënë, në Florida mund të bëhet plazh dhe Linda e ka shfrytëzuar motin e mirë për të sjellë ndjesinë e verës.

(Foto: Instagram/linditaworld)

Ajo i ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ndërsa në disa sosh ka pozuar me bikini.

Lexo po ashtu Imazhet provokuese të Linda Halimit nga palestra
(Foto: Instagram/linditaworld)

Pozat e këngëtares kanë marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj, ndërkohë që ka vënë në plan të para trupin e formësuar. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/linditaworld)