Site icon Telegrafi

Linda kritikon Ganiun për deklaratat e tij kundër Bucit: Gënjeshtar, paranojak

Ganiu me të vërtetë i bëri të flasin banorët brenda, për të gjitha ato deklarata që i tha mbrëmë gjatë spektaklit.

Teksa po qëndronin në oborr, Linda i bashkohet grupit dhe fillon menjëherë ta kritikojë Ganiun rëndë.

“Unë mendoj që askush më shumë se Ganiu nuk e meriton me qenë i papreferuar këtu. Viktimë, paranojë, rrena.” – i vërsulet Linda Ganiut.

Foto: Screenshot/YouTube

Ganiu fillon ta quajë Lindën “ofenduese”, për fjalët që po ia thotë, dhe i drejtohet duke i thënë “rrence je ti”.

Linda e kundërshton: “Viktimizohesh, paranojavesh, rren. Ti mbramë e tregove veten qysh ke dalë, çfarë akuza ke ba, çfarë shantazhe ke ba, e mu më ke qesh. Unë vetëm medoj që krejt publiku e ke pa kush je ti në vërtetë. Ti më ke thanë në fytyrë që ti din informacione për mu, që mundesh me përfundu për mu çdo gjë, e tash po bëhesh sikur s’ke thanë asgjë.”

Ndërsa Linda nuk pajtohet që Ganiu ka pasë të drejtë, duke e përmendur vazhdimisht që ai është viktimizuar dhe që kënbëngul se do të dalë më pak i preferuari. /Telegrafi/

Exit mobile version