Linda Jarani ka qenë njëra ndër aktoret më të spikatura të hit serialit “O Sa Mirë”.
Ajo luante rolin e shkodranes, një vajzë me karakter të fortë, por që gjithmonë rrëmbente vëmendjen me dukjen e saj joshëse me kaçurrela.
Linda është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndonëse tashmë nuk është më pjesë e serialit.
Tashmë ka nisur pushimet verore dhe po publikon imazhe të ndryshme në rrjetet sociale teksa duket atraktive.
Zeshkania shihet e veshur në bikini dhe tejet joshëse gjersa për pushime ka zgjedhur plazhet shqiptare.
Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në vitin e ardhshëm në projekte të ndryshme teatrale dhe filmike. /Telegrafi/