Site icon Telegrafi

Linda Halimi vazhdon të tregojë rezultatet e shkëlqyera të palestrës në paraqitjet atraktive me bikini

Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shquar shpesh herë si frymëzimi i atyre që duan të ndryshojnë trupin e tyre për mirë.

Ajo arriti vite më parë që të eliminojë kilogramët tepërt dhe ta transformojë trupin e saj, duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Këto rezultate, këngëtarja i promovon me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke publikuar shpesh paraqitje atraktive në bikini.

Lexo po ashtu Linda Halimi publikon fotografi me bikini nga Miami duke ekspozuar të pasmet e bujshme

Një gjë të tillë e ka bërë edhe në fotografinë e fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj, ku ka pozuar me bikini ngjyrë rozë pranë një pishine.

Linda vuri në pah linjat e definuara të trupit, kryesisht barkun e tonifikuar dhe vithet e zgjeruara falë ndërhyrjes BBL që kreu vitin e kaluar në ShBA.

Këngëtarja e hitit “Pa t’pa” ka treguar gjatë intervistave të saj, se pas zhvendosjes në Amerikës ajo kishte punuar një kohë të gjatë si instruktor e palestrës.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Dhe shpesh, Halimi publikon për fansat fotografi dh video nga rutina e saj e përditshme në qendrën e fitnesit. /Telegrafi/

Foto: Linda Halimi/Instagram

 

Foto: Linda Halimi/Instagram

 

Foto: Linda Halimi/Instagram
Exit mobile version