Këngëtarja e njohur shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e bashkuara të Amerikës, Linda Halimi, është shumë aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa poza ku shfaqet me bikini në pishinën e saj, teksa vë në pah linjat atraktive.
Këngëtarja e cila këtë vit u bë nënë për herë të parë, ka arritur që në pak kohë të rikthejë linjat perfekte trupore.
“Një tjetër ditë, një tjetër bekim”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e një prej imazheve, ku shfaqe me bikini ndërsa vë në pah të pasmet.
Duket se këto ditë vere ajo po i shijon më së miri, duke u relaksuar dhe marrë rreze dielli.
Për sa i përket muzikës, kohë më parë ajo kishte paralajmëruar se do të shohim shumë shpejt diçka të re nga ajo. /Telegrafi/