Telegrafi

Linda Halimi vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet në rrjete sociale

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Vitia, Lindita Halimi, ka festuar ditën e djeshme (24 prill) ditëlindjen.

Bukuroshja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, natyrisht edhe këtë vit falënderoi të gjithë për urimet e mbështetjen.

E pas ditës speciale, artistja shqiptare pozoi një fotografi atraktive në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram – aty ku numëron mijëra njerëz.

Linda po vazhdon të duket në top formë, pavarësisht se dihet që tashmë i kushton një kujdes të madh fizikut të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Viti im i ri filloi sot”, ka shkruar ajo.

E njëjta shfaqet me një set dypjesësh ngjyrë rozë, që ia vë në pah format e bujshme.

Të shumta qenë edhe komplimentet që mori në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.

Linda ka premtuar se së shpejti do të rikthehet edhe me këngë të reja. /Telegrafi/