Këngëtarja Linda Halimi ditë më parë njoftoi se është rikthyer në studio për të nisur punën për projektet e reja.
Gjatë vitit, këngëtarja nga Vitia ka qenë pjesërisht aktive në tregun muzikor.
Fillimisht ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” gjatë muaji maj, ku pavarësisht performancës së shkëlqyer, e njëjta nuk arriti të kualifikohet në finale.
Gjatë verës më pas, Halimi solli një këngë të re ritmike, e cila u prit mirë nga fansat e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=nujivWg2dik
Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Shpesh, Linda publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhe nga ato provokueset.
Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku tregon të pasmet para kamerës, teksa del nga pishina.
E veshur në bikini ngjyrë pink dhe me flokë të mbështjella, Linda i la mjaft hapësirë promovimit të fizikut të saj. /Telegrafi/