Dikur ajo ishte një nga femrat me mbipeshë të estradës, por që tani ka ndërruar pothuajse tërësisht.
Fjala është për këngëtaren nga Vitia, Linda Halimi, e cila që disa vite ka bërë një transformim të mahnitshëm.
Megjithëkëtë, ajo po vazhdon akoma të përkujdeset për linjat trupore me palestër e gjëra të ndryshme.
Duke qenë se është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka treguar se cili është sekreti i linjave të saj trupore.
“Është gjithçka për mua, fillimisht palestra e më pas ushtrimet në park”, tha ajo – e cila lë të nënkuptohet se kështu arrin të jetë në formë të duhur.
Dhe kjo tanimë vërehet dukshëm, pasi thuajse çdo postim i Lindës ka të bëjë me palestër.
Halimi në anën tjetër po ecën mjaft mirë edhe me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/