Telegrafi

Linda Halimi tregon se si Jennifer Lopez ishte detyruar t’i kërkojë falje publikisht

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Linda Halimi, ka rrëfyer një histori së fundmi që thotë t’i ketë ndodhur në të kaluarën me këngëtaren e famshme, Jennifer Lopez.

Ajo ka treguar për një performancë që e ka mbajtur në ShBA, për të cilën tha se “ishte trajtuar si VIP, teksa tek hoteli kanë shkuar ta marrin sigurimet dhe kombi i zi, një trajtim i veçantë”.

Këngëtarja nga Vitia ka thënë mes tjerash se Lopez është detyruar t’i kërkojë falje publike.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jennifer Lopez është dashtë me dhënë një deklaratë me më kërku mua falje, paramendo që unë s’jam kërkah hiq në nivelin e saj për kah fama e pasuria – me thënë që ‘unë se kam mendu për peshën’”.

Lexo po ashtu Linda, Santianës: Nëse ti je në gjendje t’i bësh këto gjëra para kamerave, çfarë bën pas kamerave?

“E kanë gjykuar pafund me komente, tani kanë pritur deklaratën time apo ia fali”, tha mes tjerash artistja.

Foto: Screenshot/YouTube

Linda theksoi tutje se nuk e kishte asgjë personale me të dhe se në një deklaratë tha se e do, pavarësisht asaj.

E njëjta prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/