Telegrafi

Linda Halimi tregon se si i bën fotot për OnlyFans: Kam kamera profesionale

Foto: Screenshot/YouTube

Linda Halimi tashmë ka bërë të ditur se ka një llogari në platformën për të rritur, OnlyFans.

Ajo është komentuar mjaft shumë nga banorët për këtë pjesë, por theksoi se ndihet mirë me veten dhe e përmbushur.

Mes tjerash, këngëtarja nga Vitia theksoi se fiton 10 mijë euro në muaj nga ky aplikacion.

Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi në lidhje me këtë ka qenë duke biseduar edhe me Shqipe Hysenajn e Ard Gashin.

Lexo po ashtu Linda Halimi e pranon se përdor OnlyFans: Nuk ndihem keq, jam e përmbushur

E njëjta zbuloi se posedon kamera profesionale dhe se të gjitha fotografitë i realizon vetë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ne jemi duke e shitur veten edhe në këtë format në momentin që po luftojmë për 200 mijë euro. Është shitje e kohës”, u shpreh ajo.

Artistja shtoi: “Unë i bëj vetë, editim, kolazh. Kam kamera profesionale që i bëj vetë fotografitë. E bëj vetë pozën”. /Telegrafi/