Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, pak javë më parë i është nënshtruar një operimi për rritjen e vitheve.
Përkatësisht ajo ka kryer operacionin BBL – që njihet si transferimi i dhjamit nga pjesa e barkut në pjesën e vitheve..
Linda e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram procesin e operimit, duke treguar se është ndarë e kënaqur me rezultatin.
Se është e kënaqur me vithet e reja, këtë gjë ajo e bëri të ditur edhe përmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.
E veshur me një veshje sportive në ngjyrën vjollcë që theksonte siluetën e saj, këngëtarja nga Vitia u kujdes që të vinte në theks të pasmet e saj.
“Në majë të botës”, shkroi Halimi në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se sa mirë po ndjehet gjatë këtyre ditëve.
Ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kryesisht e kanë përgëzuar për linjat e reja trupore. /Telegrafi/