Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë është kthyer sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Meqenëse ka bërë një fizik të mrekullueshëm, artistja nga Vitia së fundmi ka pozuar nga mbrapa duke vënë në fokus të pasmet e saj.
Megjithëkëtë, ndryshimi i Lindës i bërë prej vitesh edhe në ditët e sotme është motivues për ata që dëshirojnë të bëjnë një transformim të tillë.
“Si duken ëndrrat”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Linda është rikthyer te bashkëshorti i saj, reperi Big D, përkundër se u aludua në faqet rozë se dyshja janë ndarë.
Ajo demantoi lajmin ditë më parë duke sqaruar se asgjë prej kësaj nuk është e vërtetë. /Telegrafi/