Site icon Telegrafi

Linda Halimi thotë se është kënaqur gjatë këtij pushimi në Kosovë: Nuk kish më lezet se të hash ushqimet tradicionale të vendit tënd

Foto: Lindita/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka tash e sa javë që është kthyer nga ShBA-ja në trevat shqiptare.

Ajo fillimisht muaj më parë u prezantua në festivalin “Kënga Magjike 2021” me baladën “Pa t’pa”, për t’u rikthyer sërish në Amerikë pas pak kohe dhe për të ardhur më pas sërish në vendlindje.

E duke pasur parasysh që u rikthye në Kosovë pas një kohe të gjatë, përkatësisht te familja e saj në Viti, Linda duket t’ia ketë kaluar një kohë vërtet të bukur gjatë qëndrimit këtu.

https://www.youtube.com/watch?v=ZjwXxk9orm0&ab_channel=LINDITAMUSIC

Këtë gjë ajo e bëri të ditur vet përmes një statusi të publikuar në InstaStory, ku shkruante se gjatë vizitës në Kosovë është kënaqur duke ngrënë ushqime të shijshme tradicionale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“S’kish më lezet se më ngrënë bukë e pite të vendit tënd. Jam kënaqur në Kosovë/Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja nga Vitia në IntstStory.

Foto: Lindita/InstaStory

E njëjta më pas bëri edhe një status tjetër, duke treguar se si pavarësisht ushqimit, ajo nuk ka shtuar kilogramë, por përkundrazi ka humbur peshë.

“Duke menduar që kam shtuar peshë, në fakt i kam humbur katër kilogramë, e tash kam punë me punu me muskuj prapë”, shkroi në statusin e saj të dytë Lindita.

Foto: Lindita/InstaStory

Linda Halimi përndryshe është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të komentuara sa i përket vijës trupore, ngase një trup me peshë të tepërt, arriti që në pak kohë të dobësohej dhe ta definonte trupin e saj.

Pasioni për t’u marrë me sport dhe për të qenë fit, ka ndikuar që këngëtarja edhe të punojë për një kohë si instruktore e palestrës gjatë qëndrimit të saj në SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version