Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, u rikthye pas nëntë vitesh në festivialin “Kënga Magjike”.
“Want my love” titullohet kënga që e riktheu Lindën në këtë festival, e që është një këngë plot ritëm.
Këngëtarja me prejardhje nga Vitia dhuroi një performancë mjaft energjike në fazën e parë të festivalit, në programin “E Diela Shqiptare”.
https://www.youtube.com/watch?v=KVIIjURUaQ8
Ajo ka filluar tashmë të promovojë këngën e saj kudo në internet, teksa ka orfuar edhe një shpërblim për fansat e saj.
Bëhet fjalë për ata që dinë të vallëzojnë, dhe që mund të realizojnë një vallëzim të bukur nën ritmet e këngës së saj.
Këngëtarja në një shkrim të publikuar në InstaStory, ka njoftuar se vallëtari që do të marrë më së shumti pëlqime në rrjetet sociale, ose që do të komentohet më së shumti, do të fitojë 500 dollarë.
Ajo ndërkohë thotë se ka dy shpërblime të tilla, që në totall shkojnë në 1000 dollarë.
“Dua të shoh pak kreativititet, valltarët më të mirë që vallëzojnë “Want my love”, këngëtarin më të mirë … dhe më i pëlqyeri ose më i komentuari do të fitojë 500 dollarë, dy fitues, gjithsej 1000 dollarë”, ka shkruar Linda Halimi në InstaStory. /Telegrafi/