Site icon Telegrafi

Linda Halimi do të rikthehet në Prishtinë pas një dekade

Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka më shumë se një dekadë që nuk ka shkelur në vendlindjen e saj, në Kosovë.

Ajo shtatorin e vitit të kaluar ishte prezente në Tiranë për fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2019”, por që më pas u tërhoq pak para netëve finale me arsyetimin se distanca mes kontintenteve ishte shumë e largët dhe ishte shumë e vështirë për të që të udhëtonte bashkë me vajzën.

Sido që të jetë, Linda tani është shumë e entuziazmuar që do të vijë në Kosovë, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka shkruar se do të jetë në Prishtinë më 1 gushtë dhe në Tiranë më 10 gusht, ku do të realizojë dy projekte të veçanta me njerëzit që duan të dobësohen.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

Kujtojmë që këngëtarja Halimi është një nga ato personazhe që arriti të bëjë një ndryshim drastik në trupin e saj, duke humbur disa kilogramë dhe tani ka një fizik të skëlqyer.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

Linda punon vazhdimisht k=ngë për tregun e huaj, ndërsa kënga e fundit që publikoi për tregun vendor të muzikës ishte “Want my love”, me të cilën edhe u prezantua në “Kënga Magjike 2019”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KVIIjURUaQ8

Exit mobile version