Pas spektaklit të mbrëmshëm goxha të tensionuar të Big Brother VIP Kosova 2, sot (e martë), banorët vazhdimisht po diskutojnë për gjërat që kanë kaluar.
Këtë e bënë edhe Linda me Domenikun, pasi u larguan nga banorët e tjerë, për t’i qartësuar gjërat.
Para disa ditëve Linda kishte bërë një rrëfim duke thënë që Domeniku i kishte shkruar asaj para se të futeshin brenda në shtëpi.
Pas kësaj Linda vazhdoi me një deklaratë tjetër duke thënë që ai ishte i dashuruar në të.
Sipas Lindës, ajo e kishte ngatërruar Demenikun me dikë tjetër dhe i ka kërkuar falje.
Domeniku nominoi Lindën duke u arsyetuar se ajo kishte gënjyer.
Linda është shprehur: “Gjithë kam pasur respekt për ty, as nuk kam mendim të keq për ty. Dhe prej asaj nate që të kam ngatërruar me dikë tjetër, të kërkoj falje përsëri. E kam pranuar fajin. E kam shpjeguar edhe ne Prime që më vjen keq.”
Pas këtij diskutimi duket që dyshja u sqaruan dhe përqafuan njëri-tjetrin. /Telegrafi/