Ajo deri më tash është treguar e suksesshme në tre raundet e para të spektaklit muzikor American Idol, dhe sonte do të sfidohet edhe në raundin e katërt, por kësaj radhe do të jetë solo.
Edhe ndjekësit në rrjetet sociale janë duke e përkrahur dhe favorizuar zërin e kosovares Linda Halimi, e cila, si këngëtare ka marrë pjesë edhe në gara të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.
Sonte ajo paraqitet për raundin e katërt, pasi shkëlqeu dhe bëri bujë më parë.
Edhe mediat e mëdha amerikane kanë raportuar për të. /Telegrafi/