Telegrafi

Linda Halimi sjell atmosferë festive, publikon këngën e re “Holiday”

Foto: LinditaWorld/Instagram

Këngëtarja shumë e pëlqyer për publikun shqiptar, Lindita Halimi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

“Holiday” titullohet kjo këngë, e cila u dedikohet festave të fundvitit, dhe vjen për publikun në gjuhën angleze.

Tash e sa kohë, këngëtarja Halimi ka synim tregun amerikan, ndaj kjo është dhe arsyeja që publikon këngë në gjuhën angleze.

Kompozitorët e kësaj kënge janë Cappriccieo M. Scates, Sam Collier dhe Montoya Gilberto Marco.

Lexo po ashtu Linda Halimi në poza atraktive vë në pah të pasmet

Ndërkohë, teksti i këngës është shkruar po ashtu nga një tekstshkruese e huaj, me emrin Nastacia Kendall.

Me rastin e publikimit të kësaj kënge, këngëtarja nga Vitia ka bërë edhe një urim për të gjithë ata që festojnë Krishtlindjet.

“Urime Kërshëndellat dhe gëzuar festat të gjithëve. Të kënaqemi në këtë fundvit me shumë dashuri, këngën time të re, dhe me njerëzit e mrekullueshëm që na rrethojnë. Falënderim të madh të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Holiday” vjen për publikun vetëm në versionin audio, ndërsa duket të jetë pritur mirë nga publiku dhe këtë e vërtetojnë komentet pozitive në YouTube.

Lindita ka tashmë disa këngë të nxjerra për tregun e huaj, ndërsa pritet që gjatë muajve në vazhdim të publikojë edhe tjera këngë të reja. /Telegrafi/