Telegrafi

Linda Halimi shpërthen në lot, thotë se ndjen mall për vajzën

Foto: Screenshot/YouTube

Linda Halimi ka shfaqur së fundmi anën emocionale në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo është parë duke qarë, ndonëse për këtë kishte një arsye të fortë, duke thënë se ndjen mall për të bijën.

Këngëtarja nga Vitia është nënë e një vajze dhe thotë se kur hyri brenda nuk i tregoi të bijës.

Foto: Screenshot/YouTube

Për këtë, bukuroshja e njohur është ndjerë fajtore, teksa shtoi se nuk duhej ta gënjente.

Lexo po ashtu Blerando e paralajmëron Mirdonin: Mos e shiko Lindën se del keq në spektakël

Atë e qetësuan dhe i thanë disa fjalë banoret e tjera të këtij reality shou, Alba e Santiana.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja vazhdoi të qante, por që shprehu tërë kohën, dëshirën për ta parë e takuar.

Linda ndryshe është e martuar prej vitesh me reperin amerikan, Big D. /Telegrafi/