Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, po kalon disa ditë të mira jo-produktive në Shqipëri.
Ajo duket se është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tanimë po shijon bregdetet shqiptare.
Artistja, e cila ndiqet nga mijëra njerëz në rrjete sociale, ka mahnitur me imazhin e fundit.
Ajo vjen në formë të mrekullueshme në një palë bikini shumëngjyrëshe, e cila njëherësh ka theksuar edhe linjat trupore.
Fotografitë e tilla të Lindës janë të shpeshta, duke qenë se ka bërë një ndryshim drastik në pamje.
Komplimentet në pjesën e komenteve gjithashtu nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.
Ylli nga Vitia përndryshe që një kohë jeton dhe vepron në Amerikë me partnerin e saj, reperin Big D, me të cilin ka edhe një vajzë. /Telegrafi/