Site icon Telegrafi

Linda Halimi shfaqet atraktive me pozat mbi veturë

Linda Halimi Foto: Instagram/linditaworld

Linda Halimi është ndër artistet e njohur shqiptare, që njihet për interpretimin e mrekullueshëm të këngëve të saj.

Ani pse kohëve të fundit nuk është edhe shumë aktive në prurjet e reja, postimet në rrjete sociale janë të shumta.

Ajo në një postim në Instagram është shfaqur tërheqëse, ndërsa merrte poza atraktive mbi veturë.

Kësaj radhe ajo ka shkuar me një veshje sportive, derisa për makijazh ka përdorur disa nuanca të lehta.

“A keni kaluar aq mirë ndonjëherë me dikë, sa që ndjenja nuk zhduket asnjëherë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi mori qindra komente nga ndjekësit e saj, të cilët përshkruanin se sa joshëse dukej këngëtarja. /Telegrafi/

Exit mobile version