Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është e martuar me reperin Big D, me të cilin ka një vajzë dhe këtë vit Linda u pajis me pasaportë amerikane.
Më në fund pas një periudhë disa vjeçare, ajo është rikthyer në vendin e saj të lindjes, në Kosovë.
Këtë këngëtarja e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ajo ka ardhur këtu për t’i kaluar pushimet dhe vizituar familjarët e saj.
Linda Halimi ka prejardhje nga Vitia dhe është lindur e rritur në këtë qytezë të Kosovës.
Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja u rikthye pas një kohe të gjatë në Tiranë, për t’u prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2019” me këngën “Want my love”, por që disa javë më pas u tërhoq nga festivali. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KVIIjURUaQ8