Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, së fundmi është rikthyer në vendlindje.
Ajo ka marrë rrugën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Kosovës, për të kaluar disa javë të mira pushimi në Prishtinë.
Linda, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj këto ditë imazhe të ndryshme nga udhëtimi për në vendlindje.
Ajo ateroi fillimisht në Tiranë, dhe më pas nëpërmjet transportit rrugor erdhi nga Tirana në Prishtinë.
E me të arritur në kryeqytet, Linda duket se nuk humbi fare kohë, duke iu përveshur menjëherë punës për një këngë të re.
E njëjta publikoi në InstaStory një fotografi, ku shfaqej në studion e kompozitorit të njohur Florent Boshnjaku, duke incizuar këngën e saj të re në shqip.
Linda përndryshe edhe vitin e kaluar publikoi një baladë në gjuhën shqipe të titulluar “Gur”, e cila u publikua pa klip në kanalin YouTube.
Mbetet të shihet se çfarë tjetër ka përgatitur ajo për fansat esaj, të cilët e presin prej vitesh këngëtaren shqiptare me një rikthim të bujshëm në tregun vendor të muzikës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SBfscRCT11g&ab_channel=LINDITAMUSIC