Site icon Telegrafi

Linda Halimi reagon për herë të parë ndaj kritikave që i janë bërë për martesën e saj me amerikanin Big D

Foto: Linda Halimi/InstaStory

Këngëtarja e njohur Linda Halimi, javë më parë është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën vendosi ta pagëzojë me emrin Kaimana.

Të shumta ishin urimet që këngëtarja nga Vitia mori nga familjarët, fansat por edhe njerëzit e saj të afërt.

Por ndërkohë, nuk munguan edhe komentet e shumta negative, duke kritikuar faktin se ajo është e martuar me shtetas të huaj amerikan, i cili i përket racës së zezë.

Linda Halimi dhe bashkëshorti i saj, Davon Edwards (Foto: Lindita Halimi/Facebook)

Lidhur me këtë ajo, Linda ka reaguar së fundmi, duke ironizuar me një nga komentet satirike të bëra nga një fans i saj në rrjetin social Twitter.

“Shqipet janë borxh deri në fyt në shitore, e ende merren me faktin se pse Linda Halimi është martuar me person të racës së zezë”, shkruhet në komentin e bërë nga Fansi.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

“A është e nevoojshme të them diçka më shumë?”, ka shkruar Halimi në InstaStory, duke bërë me dije se e sheh jetën e saj private si një preokupim të tepërt të shqiptarëve, të cilët sipas saj duhet tu përkushtohen problemeve të tyre më primare.

Linda përndryshe prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka të publikuara disa këngë në gjuhën angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version