Site icon Telegrafi

Linda Halimi publikon video provokuese duke treguar trupin e tonifikuar në bikini të arta

Linda Halimi (Foto: Linda Halimi/Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë paraqitjet provokuese.

Një gjë të tillë, këngëtarja Halimi e ka bërë në videon e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Linda Halimi (Foto: Linda Halimi/Instagram)

Ajo shfaqet me bikini dy-pjesëshe ngjyrë ari, duke vënë në pah linjat e tonifikuara të trupit.

Lexo po ashtu Ndërsa Jamie Foxx ndodhet ende në hospitalizim, Linda Halimi publikon një fotografi të realizuar me të vite më parë duke bërë shqiponjën me duar

“Ata dëgjuan se isha mirë, duan të shohin nëse është e vërtetë”, shkroi bukuroshja me prejardhje nga Vitia në mbishkrimin e videos.

Linda Halimi (Foto: Linda Halimi/Instagram)

Linda përndryshe mbetet një shembull për shumë femra dhe meshkuj obez, për mënyrën se si arriti t’i humbë kilogramët tepërt dhe të ketë një trup fit.

Ajo ka tash e sa kohë që i mungon publikut me prurje të reja muzikore, pro vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version