Telegrafi

Linda Halimi publikon sekuenca nga xhirimet e klipit të ri

Linda Halimi (Foto: Instagram/linditaworld)

Këngëtarja Linda Halimi ka vite që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, Big D.

Ajo ndan pothuajse çdo ditë fotografi të ndryshme në rrjete sociale, përmes të cilave i njofton fansat me përditshmërinë e saj.

Së fundmi, Linda ka ndarë imazhe nga xhirimet e videoklipit të saj më të ri, në të cilat duket tejet atraktive teksa merr poza para kamerës.

Sekuencat e klipit të ri, këngëtarja me prejardhje nga Vitia, i ka publikuar në rrjetin social Instagram, me ç’rast ka paralajmëruar publikimin e këngës së re.

E veshur në të zeza, Linda është shfaqur me makijazh të rëndë, kurse flokët ka vendosur t’i lë të lira duke i bërë kaçurrela.

Disa javë më parë, Linda kishte njoftuar ndjekësit e saj se është bërë pjesë e kompanisë muzikorë në Amerikë, ‘Universal Music’. /Telegrafi/