Këngëtarja shqiptare Linda Halimi ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi provokuese ku vë në pah format e saj të tonifikuara, duke i lënë ndjekësit e saj pa frymë.
Në imazhin e publikuar, Linda shfaqet në plazh me bikini shumëngjyrëshe, duke shtuar një prekje elegance me një shami të gjatë që i binte lehtësisht përgjatë kofshëve.
Ky aksesuar i shtoi më shumë shkëlqim pamjes së saj, ndërsa linjat dhe tonifikimi i trupit të saj bënë që fotografia të merrte shumë vlerësime nga ndjekësit e saj.
Nën foton, Linda ka vendosur emoji të magnetit duke iu referuar vetes si një “magnet”, një ndër frazat për të cilën ajo u bë e njohur gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”.
Fraza “Unë jam magnet” u bë hit ndër ndjekësit dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke i dhënë këngëtares një imazh edhe më terheqës.
Kjo lëvizje shihet si një vijim i natyrshëm i historisë së saj në Big Brother, ku Linda shpesh e përdorte shprehjen për të përshkruar veten si një personazh që tërheq vëmendjen e të tjerëve.
Ndërsa në “Big Brother VIP Kosova” fraza mund të ketë pasur një kontekst më argëtues, në rrjetet sociale duket se Linda po e përdor atë për të ndarë vetë-konfidencë dhe për të shfaqur veten si një ikonë të femrave të forta dhe të pavarura. /Telegrafi/