Telegrafi

Linda Halimi provokon duke bërë “twerk” në palestër

Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer në trevat shqiptare pas një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ndodhet këtu për festivalin “Kënga Magjike”, pasi ka vendosur sivjet të konkurrojë me këngën “Want my love”.

Teksa pati një prezantim të shkëlqyer në fazën e parë të konkurrimit, Linda po përgatitet që të jetë në top formë edhe për fazën tjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për ta bërë këtë, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në palestër – përmes së cilës arriti edhe të heqë kilogramët e tepërt falë ushtrimeve të rregullta në të.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhja nga Vitia ka publikuar në rrjetin social Instagram një video mjaft provokuese, të realizuara gjatë ushtrimeve në palestër.

Ajo nuk ka hezituar të bëjë “twerk” gjatë kohës sa po formësonte të pasmet, teksa thotë se për këtë gjë u inspirua nga këngëtarja e madhe, Beyonce, pasi në sfond dëgjohej kënga e saj “Single Ladies”. /Telegrafi/