Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer sërish në festivalin “Kënga Magjike”.
Artistja vjen sërish pas dy vitesh meqë në 2019 kishte bërë tërheqje nga ky kompeticion pa ndonjë arsye.
Ajo ditën e djeshme (e diel) ka prezantuar këngën e re, me të cilën do të shfaqet në “Kënga Magjike 2021”.
“Pa t’pa” titullohet projekti, i cili është një baladë që përputhet pikërisht me formatin e këtij festivali.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet Linda në bashkëpunim me kompozitorin Florent Boshnjaku.
Ky i fundit po ashtu është përkujdesur për producimin, miksimin dhe masterizimin e këngës.
https://www.youtube.com/watch?v=ZjwXxk9orm0
Kjo u mirëprit edhe nga fansat e publiku dhe shumë prej komenteve deklaruan se do të fitojë në këtë festival. /Telegrafi/