Këngëtarja Linda Halimi po bën gati projektin e ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare është shfaqur duke punuar në studio në projektine saj të ri muzikor.
Në studio ajo ka marrë edhe vajzën e vogël ku ka pozuar para realizimit të këngës së re.
“Kthim në punë dhe Kaimana do të dëgjojë këngën e re ekskluzive”, ka shkruar Linda.
Linda Halimi jeton në SHBA me të dashurin e saj, reperin Big D.
Ata së fundmi u bënë prindër dhe madje janë vendosur edhe në shtëpi të re të cilën Linda s’ka hezituar ta tregojë në rrjetet sociale. /Telegrafi/