Këngëtarja kosovare, Lindita Halimi, këndoi mbrëmë live në koncertin që mbahet para fillimit të netëve finale të Festivalit të Këngës, Eurovision.
Ajo ishte e pranishme mbrëmë në Amsterdam, para një publiku në numër të madh, gjë kjo që e bëri këngëtaren të ndihej e nderuar të këndonte për ta.
Linda Halimi do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Këngës në Evropë, i cili mbahet çdo vit.
Kënga me të cilën do të paraqitet Linda quhet “Botë” dhe do ta këndojë në gjuhën angleze.