Site icon Telegrafi

Linda Halimi për Gani Gërminë: Po e tepron, nuk dua të flas më me të

Linda Halimi dhe Gani Gërmia janë dy nga personazhet e Big Brother që kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin që nga fillimi.

Këngëtarja e njohur së fundmi ka bërë një bisedë me Azemin për prezantuesin.

Ajo thotë se është duke e tepruar dhe se po mundohet me çdo kusht që ta shmangë, të mos flasë me të.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ganiu sa ka pirë, është duke më shkuar nerva. A po ma largon”, iu drejtua Linda, Azemit.

Lexo po ashtu Në debatin e ashpër me Gani Gërminë, Buci: Këtu ka më shumë gra se burra

“Nuk dua të flas me të, po e tepron. Po mundohem me çdo kusht që ta shmang”, vazhdoi më tej artistja nga Vitia.

Foto: Screenshot/YouTube

Linda ndryshe këtë kohë është lënë më anash nga konkurrentët e tjerë për shkak të disa deklaratave që bëri brenda.

E njëjta ndodhet në nominim për t’u larguar të premten bashkë me pesë banorë të tjerë, për të cilët pritet të shihet se si do të jetë. /Telegrafi/


Exit mobile version