Site icon Telegrafi

Linda Halimi njofton fansat se nuk do të jetë më e verifikuar në Twitter: Nuk kam ndër mend të paguaj

Tashmë rrjeti social gjigant Twitter ka bërë të ditur se do të bëjë me pagesë verifikimet e llogarive.

Me këtë ndryshim nuk po pajtohen shumë përdorues të rrjeteve sociale, të cilët janë shprehur të pakënaqur.

NJë ndër ta është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, e cila së fundmi i ka njoftuar ndjekësit e saj se nuk do të paguajë për bexhin e kaltër të verifikimit në Twitter.

Në një postim të bërë në InstaStory, interpretuesja e hitit “Pa t’pa” publikoi një fotografi të llogarisë së saj zyrtare në Twitter, duke i lajmëruar ndjekësit se nuk e ka ndër mend tash e tutje që të paguajë për të qenë e verifikuar.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

“Besoj se nuk do të jem e verifikuar në Twitter më! Unë nuk jam duke paguar për bexhin e kaltër! Unë mora verifikimin në vitin 2017 dhe ata që e dinë, e dinë se kjo është e vetmja llogari e imja në Twitter! Kështu që e kaltër apo jy, kjo është llogaria ime”, ka shkruar Linda në InstaStory.

Këngëtarja nga Kosova përndryshe po vazhdon të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe herë pas here sjell projekte muzikore për fansat e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version