Telegrafi

Linda Halimi: Nga një vajzë e vogël e pafajshme dhe në mbipeshë, e shndërruar në një egërsirë që arriti gjithçka që të tjerët i thanë se nuk mundte

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej më shumë se një dekade la Kosovën për t’u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë jetesës në Kosovë, Linda ka vuajtur nga obeziteti, pasi ka qenë shumë në peshë.

Megjithatë me kalimin e viteve, ajo ndryshoi rrënjësisht duke vendosur që jo vetëm të largonte kilogramët e tepërt, por edhe të ndërtonte një trup me muskuj.

Linda Halimi (Foto: Lindita/Instagram)

Fillimisht ajo hapi një qendër dobësimi në Prishtinë para se të largohej, gjersa me t’u shpërngulur në Amerikë – Lidna punoi për pak kohë si trajnere e fitnesit në një palestër atje.

Tani ajo është një nga femrat shembull se si duhet dobësuar dhe tonifikuar trupin.

Linda Halimi (Foto: Lindita/Instagram)

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja e hitit “Pa t’pa”, ka krahasuar një fotografi të sajën të dikurshme me atë se si duket sot.

“Nga një vajzë e vogël e pafajshme që ishte shumë e pasigurt dhe mbipeshë në një egërsirë të rritur që ka kapërcyer gjithçka që i thanë se nuk mund ta kapërcente”, ka shkruar Halimi në mbishkrimin e kësaj videoje.

Si rrjedhojë, edhe komentet mbështetëse të fansave të saj të shumtë, nuk kanë munguar. /Telegrafi/