Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, mbetet një shembull i mirë për të gjithë ata që duan të humbasin peshë.
Ajo arriti ta ndryshojë për 360 shkallë trupin e saj, duke hequr kilogramët e tepërt dhe duke u tonifikuar dhe nxjerrë linja perfekte të trupit.
Jeta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik kanë qenë suksesi për të arritur këtë, pasi pas zhvendosjes në Amerikë, Linda ka pranuar se ka punuar një kohë edhe si trajnere personale.
Megjithatë, këngëtares së hitit “S’të fal” nuk i ka pëlqyer aspak një artikull i shkruar së fundmi në mediat shqiptare, ku përmenden disa fytyra publike që kanë humbur peshë përmes balonit gastrik.
Ajo ka publikuar një pamje të shkrimit në fjalë në InstaStory, ku sipër tij ka shkruar: “Sa kot…asnjëherë s’kam bërë balonin gastrik”.
Këngëtarja nga Vitia përndryshe në fillimet e karrierës ka vuajtur nga kilogramët e tepërt, ku është shprehur se paragjykimet e njerëzve kanë qenë të pashmangshme.
Megjithatë, linjat e saj trupore sot janë për t’u pasur lakmi nga pothuajse çdo femër. /Telegrafi/