Telegrafi

Linda Halimi mjaft provokuese rrugëve të Gjenevës (Foto)

Këngëtarja e njohur Linda Halimi këto ditë ka qëndruar në Zvicër.

Muajin e kaluar ajo solli projektin e saj më të ri muzikor “Rock Wine”, ndërsa këto ditë ajo i ka dhënë vetes disa ditë pushimi tek të afërmit e saj.

Lexo po ashtu Këngëtarët që do të mund ta përfaqësonin më së miri Kosovën në "Eurovision" (Video)

Kohën e lirë, këngëtarja po e shfrytëzon për të shëtitur rrugëve të qytetit, ndërsa është shfaqur mjaft provokuese në imazhet e fundit.

Linda Halimi, mjaft provokuese në imazhet e fundit. Foto nga InstaStory

Një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë e zezë me dekolte pak më të hapur, ishin zgjedhja që e bënin Lindën të dukej më atraktive.

“Rrugëve të Gjenevës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prek fotografive.

Linda Halimi, mjaft provokuese rrugëve të Gjenevës. Foto nga InstaStory

Ndryshe, këtë vit Linda përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “World”, ku fatkeqësisht edhe këtë vit, Shqipëria nuk arriti ta prekë dot finalen e madhe. /Telegrafi/