Këngëtarja e njohur Linda Halimi këto ditë ka qëndruar në Zvicër.
Muajin e kaluar ajo solli projektin e saj më të ri muzikor “Rock Wine”, ndërsa këto ditë ajo i ka dhënë vetes disa ditë pushimi tek të afërmit e saj.
Kohën e lirë, këngëtarja po e shfrytëzon për të shëtitur rrugëve të qytetit, ndërsa është shfaqur mjaft provokuese në imazhet e fundit.
Një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë e zezë me dekolte pak më të hapur, ishin zgjedhja që e bënin Lindën të dukej më atraktive.
“Rrugëve të Gjenevës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prek fotografive.
Ndryshe, këtë vit Linda përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “World”, ku fatkeqësisht edhe këtë vit, Shqipëria nuk arriti ta prekë dot finalen e madhe. /Telegrafi/