Këngëtarja Linda Halimi javë më parë ishte kthyer në Kosovë pas shtatë vitesh për të vizituar vendlindjen dhe familjen e saj.
Artistja, e cila qëndroi vetëm pak ditë në Kosovë, është kthyer sërish në Amerikë bashkë me vajzën e saj, Kaimana.
Ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat për më të rejat në jetë dhe karrierë, duke mos munguar as me poza atraktive që herë pas here ndan në rrjetet sociale.
Këngëtarja kësaj radhe ka publikuar një video, në të cilën tregon trupin real të fituar me ushtrime në palestër.
“Gjithçka reale, gjithçka e imja”, ka qenë përshkrimi i videos.
Videoja u komplimentua në masë të madhe nga miqtë dhe fansat, pasi Linda ka pësuar një ndryshim drastik në pamje.
Artistja nga Vitia mes tjerash po vazhdon punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/