Site icon Telegrafi

Linda Halimi merr nënshtetësi amerikane

Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka më shumë se një dekadë që është larguar nga Kosova.

Ajo u martua me reperin Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Edwards.

Së bashku ata kanë një vajzë, e cila erdhi në jetë vitin e kaluar dhe të cilën çifti kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Kaimana.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por vetëm të mërkurën e datës 23 janar, Linda Halimi arriti që të marrë nënshtetësinë e shumëdëshiruar amerikane, pas një jetese të gjatë në kontinent.

Këtë gjë e bëri të ditur vet Linda përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku tregonte se kishte shkuar në Zyrën Amerikane të shërbimeve të nënshtetësisë dhe emigracionit – vend në të cilin ajo ka bërë betimin.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

Më vonë, Halimi publikoi edhe një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke pozuar krah bashkëshortit dhe vajzës së saj, ndërsa gëzonte nënshtetësinë e re.

“Zyrtarisht një amerikano-shqiptare”, shkroi këngëtarja me prejardhje nga Vitia në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve të saj, të cilët e kanë uruar këngëtaren. /Telegrafi/

Exit mobile version