Telegrafi

Linda Halimi ironizon me fansin që dyshoi se ka diçka mes saj dhe Ana Kabashit: Ne jemi duke dalë bashkë

Foto: Linda Halimi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi u rikthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas disa ditëve të shijuara në Kosovë.

Ajo tani ndodhet pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj, teksa është aktive herë pas here në rrjetet sociale.

Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja ndan me fansat ndonjë pyetje apo koment qesharak që ka parë rastësisht në rrjetet sociale.

E një i tillë i ka bërë së fundmi përshtypje këngëtares, pasi një fans i këngëtares Ana Kabashi, i ka shkruar kësaj të fundit në InstaStory kinse po dyshon se është duke “pështjellur” diçka me Lindën.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

Me të parë këtë, Ana e publikoi në InstaStory duke shkruar se e ka si motër, teksa Linda e rishpërndau duke shkruar me ironi: “Trego të vërtetën, ne po dalim së bashku”.

Mesa duket, mes dy vajzave të njohur ka një miqësi shumë të mira, teksa secila prej tyre shquhen për potencën e madhe vokale që kanë. /Telegrafi/