Këngëtarja Lindita Halimi është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Këtë vit, ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, ndërsa gjatë verës publikoi edhe një tjetër këngë të re.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Halimi ka publikuar në Instagram disa imazhe ku shfaqet gjatë ushtrimeve në palestër.
Këngëtarja është fotografuar nga prapa, me ç’rast ka fokusuar të pasmet e saj në fotografi.
Linda dikur vuante nga mbipesha, kurse sot ajo gëzon linja perfekte trupore. /Telegrafi/