Këngëtarja e talentuar Linda Halimi, pjesëmarrëse në formatin e shikuar televiziv “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar disa nga detajet më personale dhe emotive gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Në një bisedë me Shqipen në dhomën e gjumit, Linda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj, Davon Edwards, duke e përshkruar atë si mbështetjen më të madhe në jetën e saj.
“Është njeriu që më ka mbështetur më së shumti në jetë. Krejt bota ka qenë kundër meje, ai më tha ‘Nuk të lë vetëm kurrë'”, rrëfeu këngëtarja duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në dhomë.
Por ajo nuk ndaloi me kaq. Duke vazhduar rrëfimin e saj, Linda tha: “I nënshtrohem me dëshirën, respektin edhe dashurinë më të madhe” ndaj bashkëshortit të saj.
Fjalët e saj vunë në pah një ndërthurje të respektit të thellë dhe përkushtimit ndaj një marrëdhënieje që duket se ka tejkaluar thjeshtë dashurinë romantike për të bërë vend për një partneritet të fortë që e ka ndihmuar atë të përballë sfidat e shumta në rrugëtimin e saj me paragjykimet e publikut dhe familjes.
Nga martesa e Lindës me Davonin, fryt i dashurisë së tyre është vajza gjashtë vjeçare e Lindës, Kaimana.
Përndryshe, këtë javë janë gjithsej gjashtë banorë në nominim: Kader Kicaj, Shqipe Hysenaj, Blero, Lumbardh Salihu, Miss Rose dhe Gani Gërmia.
Një prej emrave të mësipërm që do të rezultojë më pak i votuari nga publiku, do të duhet të lërë të premten shtëpinë më të famshme në vend. /Telegrafi/