Megjithëse prej më shumë se një dekade jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Linda Halimi, vazhdon të jetë shumë e lidhur me vendlindjen e saj.
Këngëtarja me prejardhje nga Vitia qëndron e azhurnuar me lajmet dhe gjërat që ndodhin në Kosovë, teksa jo rrallë herë edhe shpreh mendimin e saj hapur lidhur me çështje të caktuara.
Së fundmi, ajo shpërndau në InstaStory një video e cila ka prej ditësh që ka shqetësuar një pjesë të mirë të shqiptarëve.
Bëhet fjalë për videon ku një burrë ushtron dhunë fizike ndaj një gruaje rastësore në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit – teksa e gjithë ngjarja ndodhë në prezencën e fëmijëve të tyre.
Linda e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory këtë video, duke shprehur mllefin e saj lidhur me ngjarjen në fjalë.
“Burrë ‘bal’ tipik, i rsutruar, që mendon se kështu shprehet ‘burrëria’ e tij…imagjino të të bjerë ‘hise’ një si ky për burrë e babë të fëmijës tënd! Llum! Zhyll”, ka shkruar Halimi në InstaStory.
Ndaj videos në fjalë kanë reaguar edhe emra të shumtë nga estrada, të cilët kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre në rrjetet sociale, për të bërë thirrje që të luftohet fenomeni i ushtrimit të dhunës ndaj grave. /Telegrafi/